Zbulohet afera/ Gardianja e burgut kapet duke kryer marrëdhënie intime me vrasësin e tmerrshëm - Gazeta Express
string(93) "zbulohet-afera-gardianja-e-burgut-kapet-duke-kryer-marredhenie-intime-me-vrasesin-e-tmerrshem"

Gazeta Express

29/09/2020 20:49

Zbulohet afera/ Gardianja e burgut kapet duke kryer marrëdhënie intime me vrasësin e tmerrshëm

Gazeta Express

29/09/2020 20:49

Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është paraqitur sot para gjykatës pasi është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

Gardianja Lauren Mclntyre akuzohet se është përfshirë në një marrëdhënie seksuale me të burgosurin Andrew Roberts për një periudhë katërmujore. Roberts raportohet se është dënuar në vitin 2003 për vrasjen e të dashurës dhe vajzës së tyre tetëmuajshe.

Lexo Edhe:

Mclntyre thuhet se i ka dhënë një telefon të dënuarit Andrew dhe ata prej muajsh bisedonin së bashku. Madje raportohet se 32-vjeçarja i dërgonte foto të vetes së zhveshur të dënuarit.