Joao Felix është duke e kërkuar largimin nga Atletico Madridi, pasi prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.
Sipas “Relevo”, klubi spanjoll tashmë i ka vendosur një çmim të largimit portugezit, që është 140 milionë euro – transmeton Gazeta Express.
Agjenti i Felixit, Jorge Mendes, thuhet se tashmë është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për klientin e tij.
Mendes ka zhvilluar bisedime me klubet e njohura, si Arsenal, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.
23-vjeçari ishte transferuar te Atletico Madridi nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.
Felix ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...