Zbulohen hilet në lojen FIFA 19


Gazeta Express
16 Qershor 2019 15:36

Kompanisë së video-lojërave Electronic Arts (EA), së fundmi është zbuluar se po bën hile në lojë.

Në Amerikë është zbuluar një patentë e gjigantëve të lojërave kompjuterike. Sipas këtij dokumenti, EA thuhet të ketë përdorur një algoritëm që ndikon në rezultatin e lojërave virtuale autentike, përfshirë këtu edhe FIFA-n.

Dokumenti argumenton se lojtarët, që për shkak të humbjeve radhazi u ikën dëshira për të luajtur, favorizohen nga ky algoritëm.

Për shembull, lojtarët që blejnë “Lootbox” (një paketë me lojtarë virtualë, të qëlluar në mënyrë rastësore), kanë më shumë shanse për të marrë lojtarët yje, sikundër janë Cristiano Ronaldo, Eden Hazard dhe Lionel Messi.

Edhe përgjatë lojës, thuhet të ketë ndërhyrë algoritmi. Nëse ndeshja është e njëanshme, atëherë inteligjenca artificiale ndërhyn duke favorizuar më të dobëtin.

Lojtari në epërsi nuk arrin të bëjë pasime precize dhe goditjet drejt portës përplasen më shpesh me shtyllën. 

Te fundit


Kthehu lart