Zbulohen detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin - Gazeta Express
string(57) "zbulohen-detajet-e-marreveshjes-se-mandzukicit-me-milanin"

Zbulohen detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 15:52

Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje me klubin italian, AC Milan dhe nesër pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën

Bashkë me kroatin, pritet të vijë edhe talenti i Chelseas, Fikayo Tomori në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Lexo Edhe:

Ndërsa, tashmë janë zbuluar edhe detaje të marrëveshjes mes Milanit dhe Mandzukicit.

Mario Mandzukic do të bashkohet me AC Milan me një kontratë gjashtë-mujore me vlerë 1.8 milion €, sipas gazetarit, Tancredi Palmeri.

Nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, kontrata e një viti do të aktivizohet me vlerë 3.5 milionë euro. /Gazeta Express/