Zbulim: Kanabisi është përdorur për rite fetare në një lokacion biblik në Izrael - Gazeta Express
string(79) "zbulim-kanabisi-eshte-perdorur-per-rite-fetare-ne-nje-lokacion-biblik-ne-izrael"

Zbulim: Kanabisi është përdorur për rite fetare në një lokacion biblik në Izrael

Gazeta Express

02/06/2020 10:59

Në vitin 1963, dy altarë gëlqeror janë gjetur në hyrjen e “Holy of Holies” të një faltoreje Jehudiste të shenjtë në luginën Berrsheba, në Tel Arad, Izrael, një lokacion arkeologjik në perëndim të Detit të Vdekur.

Kjo zonë është e ndarë në qytetin e poshtëm dhe në kodrën e sipërme. Brenda zonës, ekziston një faltore e dedikuar për Zotin, përkatësisht për Yahweh, emri hebrenj për Zotin që është përdorur në Bibël.

Lexo Edhe:

Analizat e dy materialeve në dy altarët, që tani janë në Muzeun e Izraelit, në Jeruzalem, kanë zbuluar që përmbanin kanabis dhe temjan, sipas një studimi të publikuar të enjten në gazetën Tel Aviv.

Kjo është hera e parë që prova fizike të kanabisit janë identifikuar në Lindjen e Afërt Antike, sipas autorëve të studimit.

Ne e dimë që përreth të gjithë Lindjes së Afërt Antike dhe rreth gjithë botës shumë kultura kanë përdorur materiale dhe përbërës që krijojnë halucinacione për të krijuar një lloj ekstazie fetare,” tha kryeautori Eran Arie, njëri ndër përgjegjësit e Muzeut të Izraelit.

“Ne asnjëherë nuk kemi menduar që Judah ka marr pjesë në këto praktika kulti. Fakti që kemi gjetur kanabis në një vend zyrtar kulti të Judah na tregon diçka të re mbi këtë kult,” tha Arie.

Një numër i madh i kulturave, si fisi Gaddi i Himalajeve, Mbretëria Buganda e Afrikës dhe Tenetehara e Brazit, kanë përdorur kanabisin për ekstazi në ceremonitë e tyre, sipas studimeve të mëparshme.

Disa nga këto fise kanë përdorur kanabisin edhe për arsye mjekësore, tha studimi.

Në një studim të 1993 në materialet e mbetjeve të një vajze adoleshente që vdiq gjatë lindjes në një shpellë antike në Jerusalem po ashtu ka gjetur kanabis që besohet që është përdorur për të zvogëluar dhimbjet e lindjes.