Zbulim interesant, Amerika ka qenë e banuar që për 7000 vjet rresht - Gazeta Express
string(66) "zbulim-interesant-amerika-ka-qene-e-banuar-qe-per-7000-vjet-rresht"

Mistere

Gazeta Express

23/09/2021 23:22

Zbulim interesant, Amerika ka qenë e banuar që për 7000 vjet rresht

Mistere

Gazeta Express

23/09/2021 23:22

Njerëzit e kanë shkelur kontinentin amerikan të paktën 7,000 vjet më herët se që ishte menduar, bëhet e ditur nga gjetjet e reja.

Çështja e zbulimit të kontinentit, ka qenë kontroverse për dekada.

Lexo Edhe:

Shumë hulumtues janë skeptikë rreth evidencës se njerëzve në Amerikën Veriore, duke thënë shumë prej tyre se ajo daton 16,000 vjet më parë.

Mirëpo tani, një ekip i New Mexicos ka gjetur shenja të gjurmëve të këmbëve të njerëzve, që datojnë ndërmjet 23,000 dhe 21,000 vjet më parë.

Zbulimi i ri sugjeron se në Amerikë mund të ketë pasur migrime, për të cilat nuk di askush asgjë. Gjithashtu, zbulimi rrit mundësinë se këto popullata të hershme mund të jenë zhdukur.

Gjurmët e këmbëve u formuan në baltë të butë në kufijtë e një liqeni të cekët.

Një ekip nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan kreu datimin e radiokarbonit në farat e gjetura në shtresat e sedimentit sipër dhe poshtë ku u gjetën gjurmët. Kjo u dha studiuesve të dhëna jashtëzakonisht të sakta për përshtypjet.

Bazuar në madhësinë e tyre, shkencëtarët mendojnë se gjurmët janë bërë kryesisht nga adoleshentët dhe fëmijët më të vegjël që udhëtonin mbrapa dhe me radhë, së bashku me të rriturit e rastit.

Shkencëtarët nuk e dinë me siguri se çfarë po bënin adoleshentët, por është e mundur që ata po i ndihmonin të rriturit me një lloj zakoni gjuetie të parë në kulturat e mëvonshme amerikane vendase.