Zbardhet takimi mes ambasadores Kim dhe kryeparlamentarit Ruçi - Gazeta Express
string(62) "zbardhet-takimi-mes-ambasadores-kim-dhe-kryeparlamentarit-ruci"

Zbardhet takimi mes ambasadores Kim dhe kryeparlamentarit Ruçi

Gazeta Express

28/05/2020 13:12

Kuvendi i Shqipërisë zbardh takimin e zhvilluar sot mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Theksohet se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

Lexo Edhe:

“Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”, njofton Kuvendi.