Zbardhet propozimi i Ministrisë së Drejtësisë: Gjyqet me video, ja si do dërgohen provat dhe dokumentet shkresore - Gazeta Express
string(111) "zbardhet-propozimi-i-ministrise-se-drejtesise-gjyqet-me-video-ja-si-do-dergohen-provat-dhe-dokumentet-shkresore"

Gazeta Express

27/05/2020 9:45

Zbardhet propozimi i Ministrisë së Drejtësisë: Gjyqet me video, ja si do dërgohen provat dhe dokumentet shkresore

Gazeta Express

27/05/2020 9:45

Pas tre muajsh pezullim, gjykatat në gjithë vendin pritet të rinisin punë. Seancat gjyqësore nuk do të zhvillohen normalisht, por nëpërmjet videokonferencave.

Ditën e djeshme, Ministria e Drejtësisë i propozoi Këshillit të Ministrave disa ndryshime në Aktin Normativ në kuadër të masave për parandalimin e COVID19, për të bërë të mundur zhvillimin e seancave gjyqësore.

Lexo Edhe:

Gjykata-e-Krimeve-te-Renda-1-877x445

Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, propozohet që gjykatat në vend të zhvillojnë seancat gjyqësore duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore në përputhje me rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe organet e administrimit gjyqësor të çdo gjykate në zbatim të nenit 3, pika 4 të këtij akti normativ.

Po ashtu, gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, në të gjitha seancat gjyqësore, të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë. Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresore, si dhe çdo akt tjetër procedural, i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe dërgohen, brenda të njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur.

PJESËMARRJA NË DISTANCË NË SEANCA GJYQËSORE

1. Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve, si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ministrit të Drejtësisë, cakton listën e programeve kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim.

2. Mënyra e ndërlidhjes në distancë duhet të sigurojë në çdo rast shikueshmërinë e ndërsjellë të personave të pranishëm në të dyja vendet e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët. Nëse parashikohet pjesëmarrja e disa palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në proces, secili prej tyre duhet të vendoset në kushte që të mund të shikojë dhe të dëgjojë të tjerët.

3. Në rastet kur seancat gjyqësore zhvillohen në distancë, provat, dokumentet shkresor si dhe çdo akt tjetër procedural i paraqiten gjykatës ose edhe palëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik si dhe dërgohen, brenda së njëjtës ditë, nëpërmjet shërbimit postar, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet të ruhet nga palët deri në marrjen e vendimit formë të prerë. Në rast se pala nuk i dërgon aktet, sipas kësaj pike, konsiderohet që ato nuk janë paraqitur.