Zbardhet dokumenti i përbashkët për reformën zgjedhore: Të përmbyllet deri më 15 mars - Gazeta Express
string(84) "zbardhet-dokumenti-i-perbashket-per-reformen-zgjedhore-te-permbyllet-deri-me-15-mars"

Zbardhet dokumenti i përbashkët për reformën zgjedhore: Të përmbyllet deri më 15 mars

Gazeta Express

14/01/2020 14:53

U mblodh sot për herë të parë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore.

Kështu në përfundim të mbledhjes u arrit në përfundimin se reforma duhet të kryhet deri më datë 15 mars.

Lexo Edhe:

Në këtë takim merrnin pjesë nga mazhoranca Damian Gjiknuri si bashkëkryetar, Rudina Hajdari nga ana e opozitës parlamentare dhe Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pjesë e opozitës jo-parlamentare.

Në dokument thuhet se palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve që janë objekt pune i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë këtu edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR.

“Për çështjet që nuk do të gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë”, thuhet në dokument.

Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve, do të miratohet nga Kuvendi dhe shumica angazhohet të plotësojë kërkesën që artikuloi më parë gjatë ditës kreu i PD, Basha, pasi do ta miratojë atë pa kryer ndryshime në komision dhe seancë plenare.

“Ky dokument garanton atë që kemi kërkuar prej kohësh, reforma zgjedhore të bëhet me konsensus, të jetë gjithë përfshirëse.

Do të kemi dhe asistencën ndërkombëtare”, tha Bylykbashi.

Ndërsa Vasili u shpreh se është hedhur një hap në raport me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me plotësimin e një kushti kyç të Bundestagut lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Me përgjegjësinë e duhur dhe luajalitetin nga pala tjetër do të jetë mundësi për të ecur përpara dhe çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera”, tha ai.

Sipas Gjiknurit u arrit dakordësia mes palëve edhe për adresimin e rekomandimeve të ODIHR dhe jo ndryshimin e sistemit.

“Do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ekspertëve të ODIHR që do tu kërkojmë zyrtarisht të vijnë në Tiranë me qëllim që të adresojnë çështjet ku palët mund të ndahen. Sistemi është objekt i punës së komisionit të  reformës zgjedhore, do një dakordësi por nuk lidhet me rekomandimet e ODIHR”, theksoi Gjiknuri.

“Sot PD e LSI pranuan që rruga që do i jepte zgjidhje kësaj krize politikes është duke ardhur me ide e plane dhe jo molotovi e protesta. Sot diskutuam për këto plane rreth një kuadri bashkëpunimi, kjo patjetër kërkon kohë dhe konsensus. Vullneti i opozitës brenda parlamentit do të vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Besojmë fort që shqiptarët të kenë një kod zgjedhor dhe sistem zgjedhor që u jep të drejtën për të pasur një përfaqësim dinjitoz brenda parlamentit. Ne zgjodhëm rrugën e duhur atë të shtetit dhe të institiucioneve”, tha për mediat Rudina Hajdari.