Zbardhet dëshmia e pedagogut nga Elbasani që kërkonte seks në këmbim të notës


Gazeta Express
18 Shtator 2019 17:11

Zbulohen detaje të reja në lidhje me pedagogun Denis Himçi që u shfaq në një video teksa kërkonte seks në këmbim të provimeve.

Burime për Dosja.al tregojnë se vetë pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” pretendon se filmimi i shfaqur në emisionin investigues “Stop” është një kurth.

Ndërkohë është mësuar gjithashtu se studentja është vajza me inicialet D.B.. Bëhet me dije se e reja është regjistruar në universitetin e Elbasanit, në vitin 2017 në degën e gjuhës italiane dhe ka hyrë në vetëm 4 provime.

Më pas, studentja që regjistroi pedagogun nuk e ka frekuentuar më shkollën. Ajo është rishfaqur në shkollë në muajin prill të këtij viti dhe pavarësisht takimeve me pedagogun Denis Himçi, i cili kërkonte seks në këmbim të ndihmës që po i jepte, nuk është futur në provimet e tjera.

“Ky ka qenë i gjithi një kurth. Studentja në fjalë është regjistruar në shkollë në vitin 2017. Ajo frektuentoi vetëm semestrin e parë dhe hodhi katër provime. Më pas nuk ka ardhur më në shkollë.

Kur erdhi në muajin prill të vitit 2019, u takuam bashkë. Pavarësisht takimeve që ka pasur me mua ajo nuk është futur në asnjë provim. Ishte një kurth,”– mësohet të ketë thënë Himçi.

Një natë më parë emisioni “Stop” publikoi disa video ku pedagogu dhe doktori i shkencave Denis Himçi kërkonte favorite seksuale nga një student. Si këmbim ai do ta ndihmonte që të merrte të gjitha provimet e prapambetura.

Sot Himçi është vënë në pranga. Në një prononcim për mediat Rektorati i Univesitetit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, pas skandalit seksual të këtij të fundit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart