Zbardhet axhenda: Dendias do të takohet me politikanë dhe në fund me Vangjel Dulen dhe Janullatosin - Gazeta Express
string(98) "zbardhet-axhenda-dendias-do-te-takohet-me-politikane-dhe-ne-fund-me-vangjel-dulen-dhe-janullatosin"

Zbardhet axhenda: Dendias do të takohet me politikanë dhe në fund me Vangjel Dulen dhe Janullatosin

Gazeta Express

20/10/2020 10:10

Ministria e jashtme greke ka zbardhur axhendën e vizitës së krydeplomatit grek, Nikos Dendias në Tiranë.

Kryefjalë e vizitës pritet të jetë marrëveshja e detit Shqipëri-Greqi.

Lexo Edhe:

Mediat greke njoftojnë se pikërisht kjo do të jetë temë diskutimi dhe qëllimi i vizitës së Dendias për marrëveshjen e 2009 që nuk u finalizua pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Fillimisht Dendias do të takohet me politikanë, teksa i pari do të jetë homologu Cakaj, më pas Rama, Meta, Basha dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Për ta përfunduar vizitën Dendias ka zgjedhur Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatosin.

Tre temat ku do të fokusohen bisedimet janë çështjet europiane dhe rajonale, kryesisht marrëdhëniet shqiptaro-greke, zhvillimet në Mesdheun Lindor si dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja EEZ mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë , pa ndërhyrjen e Turqisë.

Me përfundimin e marrëveshjes së EEZ me Shqipërinë, “fronti perëndimor” i EEZ greke mbyllet dhe hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.”– shkruajnë mediat greke.