Zbardhen detaje nga takimi mes Bashës dhe aleatëve, kërkesa për ambasadoren Kim - Gazeta Express
string(78) "zbardhen-detaje-nga-takimi-mes-bashes-dhe-aleateve-kerkesa-per-ambasadoren-kim"

Gazeta Express

04/06/2020 20:11

Zbardhen detaje nga takimi mes Bashës dhe aleatëve, kërkesa për ambasadoren Kim

Gazeta Express

04/06/2020 20:11

Me gjithë përpjeket e vazhdueshme të ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe ODIHR, ende nuk ka një marrëvershje për reformën zgjedhore ndërmjet palëve politike.

Një ditë më parë (3 qershor) ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.

Sot gjatë takimit të pasdites aleatët i kanë kërkuar Bashës më shumë kohë për t’i kthyer përgjigje ambasadores amerikane.

Sipas burimeve për Ora News, ata po ashtu edhe i kanë kërkuar që të vijojë në qëndrimin për komisionerë politik vendimmarrës në ato qendra votimi/numërimi që nuk mund të funksionojë teknologjia.