Zaniolo rrezikon ndëshkimin pas gjesteve që bëri ndaj tifozëve të Lazios - Gazeta Express
string(72) "zaniolo-rrezikon-ndeshkimin-pas-gjesteve-qe-beri-ndaj-tifozeve-te-lazios"

Zaniolo rrezikon ndëshkimin pas gjesteve që bëri ndaj tifozëve të Lazios

Futboll

Gazeta Express

27/09/2021 16:35

Sipas raporteve në Itali, Nicolò Zaniolo mund të përballet me pasojat për gjestet e tij ofenduese ndaj tifozëve të Lazios dhe pritet që ose të marrë një gjobë ose të pezullohet.

Kishte tension në Stadio Olimpico kur ylli i Romës u përfshi në pjesën e dytë të Derby Della Capitale.

Lexo Edhe:

Një grup tifozësh të Lazios ofenduan Zaniolon, i cili nuk u përmbajt dhe u përgjigj me disa gjeste ofenduese.

Sipas Calciomercatos, sjellja e Zaniolo është raportuar nga inspektorët e prokurorit federal që marrin pjesë në lojë, që do të thotë se mesfushori italian mund të përballet me pasojat për veprimin e tij.

Mbetet për t’u parë nëse Prokurori i FIGC do të vendosë të ndërmarrë veprime kundër Zaniolo, por 22-vjeçari ose mund të gjobitet ose të suspendohet për një ose më shumë ndeshje.

Ish-ylli i Fiorentinës dhe Interit është kthyer në fushë këtë sezon pasi u shërua nga një dëmtim në gju, i dyti në karrierën e tij.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në shtatë paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/