Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK-ja e AAK-ja janë parti të dhunshme


Gazeta Express
12 Shtator 2019 12:14

Pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, i ka quajtur Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës parti të dhunshme, derisa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si patericë të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Zaimi ka thënë se sa më shumë që rritet VV-ja në sondazhe, aq më shumë partitë e tjera çarten, shajnë e ofendojnë, duke aluduar kështu për PDK-në dhe AAK-në.

Ndërkohë, LDK-në e ka quajtur patericë dhe bashkëpunëtore të tyre.

“Sa më shumë rritet Lëvizja VETËVENDOSJE! në sondazhe, aq më shumë partitë e dhunshme, PDK e AAK çarten, shajnë, ofendojnë kundër të vetmit subjekt politik që mund t’i ndalë këta banditë. LDK-në nuk e sulmon askush prej bandave, sepse asnjë bandë nuk tutet prej LDK-së. Kjo ka qenë dhe do të mbetet patericë e lehtë për ta dhe bashkëpunëtore e tyre sa herë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Zaimi. /Express

Te fundit


Kthehu lart