Zafir Berisha: Lista Serbe dhe Vetëvendosje s'votuan për Rimëkëmbjen - Gazeta Express
string(66) "zafir-berisha-lista-serbe-dhe-vetevendosje-svotuan-per-rimekembjen"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 18:53

Zafir Berisha: Lista Serbe dhe Vetëvendosje s’votuan për Rimëkëmbjen

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 18:53

Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se përveç Listës Serbe, ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk e votoi as Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Express.

Berisha filloi shkrimin duke thënë se “Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”.

Lexo Edhe:

Tutje, ai tha se është kureshtar ta dijë nëse deputetët që nuk e votuan këtë ligj, a do t’i shfrytëzojnë benefitet e këtij ligji.

“Jam shumë kurreshtar që ta dijë kur vjen momenti, a do t’i shfrytëzojn benifitet që dalin nga ligji që u votua sot ne Kuvendin e Kosovës, këta deputet dhe mbështetsit e tyre”, pyeti Berisha.

Lëvizja VV dhe Lista Serbska nuk e votuan Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike! Jam shumë kurreshtar që ta dijë kur vjen…

Posted by Zafir Berisha on Friday, December 4, 2020

Kujtojmë se ligji për Rimëkëmbje Ekonomike kaloi sot në Kuvend me mbështetjen e PDK’së.

Ata që nuk e votuan, Lëvizja Vetëvendosje, deklaruan duke thënë se propozimi i ligjit ishte gabim i madh, për shkak se nga ky ligj do të përfitojnë burokratët në Kosovë, e jo populli./Express/