Zaev: Pres të zhvillohet fushatë pozitive - Gazeta Express
string(40) "zaev-pres-te-zhvillohet-fushate-pozitive"

Zaev: Pres të zhvillohet fushatë pozitive

Gazeta Express

19/02/2020 20:51

Qytetarët meritojnë të zhvillohet fushatë pozitive me garë në projekte dhe ide ekonomike, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë vizitës së pasdites në Odën rajonale ekonomike në Prilep.

Zaev thotë se nuk ka fushatë të zezë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me akuzat nga ana e VMRO-DPMNE-së për gjoja fushatë “të zezë” në mediat dhe se nuk janë respektuar parimet e Qeverisë së Përzhinës.

Lexo Edhe:

“Fushatë e zezë nuk mund të ketë sepse nuk ka fushatë në mediumet elektronike dhe është e ndaluar. Me siguri në rrjetet sociale. Të gjithë janë në rrjetet sociale dhe nuk besoj se ndokush mund të vendos kontroll për çfarëdo komenti, postim të fotografive ose videove. Dua që vendi im të ketë fushatë pozitive. Të ketë garë në projekte ekonomike, ide, në diçka që do të thotë ndihmë për qytetarët. Pres të zhvillohet fushatë të tillë, ndërsa këtë e meritojnë qytetarët për ta marrë – fushatë pozitive. Këtë duhet ta porositin politikanët dhe partitë politike përmes listave dhe programeve të kandidatëve”, deklaroi Zaev në Prilep.

A.SH.