Zaev për deklaratat e Grubit: Ndonjëherë flasim marrëzira


Gazeta Express
8 Tetor 2019 13:42

Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së Artan Grubi për ligjin e përdorimit të gjuhës dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. 

Ne politikanët ndonjëherë dimë të themi edhe marrëzira. Ligji është e drejtë njerëzore që buron nga e drejta për përdorimin e gjuhëve. Gjuha është mjet për tu kuptuar. Ta bëjmë jetën më të lehtë, më komunikativ dhe të ngjashme. Nga këtu buron nevoja për përdorimin e gjuhëve. Ajo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Ligji sot jeton dhe asgjë nuk ka ndryshuar në vendin tonë dhe qytetarët kanë të drejtë shtesë që ua garanton kushtetuta, ta shfrytëzojnë”-tha Zora Zaev, kryeministër.Grubi një ditë më parë për mediat deklaroi se “çmimi i paqes, çmimi i barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike, është pakrahasueshmërisht më i lartë se sa çmimi i zbatimit të një ligji”. Deklarata e tij vjen pas vlerësimeve të Komisionit të Venecias për kushtetutshmërinë e zbatimit të ligjit, veçanërisht në institucionet gjyqësore

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart