Zaev: Pas vendimeve të rëndësishme, do të pasojnë ndryshimet në qeveri


Gazeta Express
15 Maj 2019 11:20

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për “fshesën” e qeverisë tha së pari në vend duhet marrë disa vendime të rëndësishme si marrja e datës për fillim të negociatave me BE-në dhe Ligjin për prokurori publike dhe më pas pasojë ndryshimi në strukturat e qeverisë.

“Duam të informojmë opinionin se 15 ditët e ardhshme deri në fund të muajit duhet të miratohen vendime serioze për vendin tonë, si për marrjen e vendimit përfundimtar për marrjen e datës për fillim të negociatave, që ndoshta nuk është dominonte por varet nga miratimi i ligjeve në Kuvendin tonë, si Ligji për shërbimet e sigurisë, Ligji për sistemin e prokurorisë publike që besoj se në kohë do t’i kryejmë. Dhe besoj se në fillim të qershorit do të dal komplet me ndryshime në strukturat udhëheqëse të nivelit ministror në institucionet shtetërore dhe besoj se më pas do të kalojmë edhe në komuna ku shteti përfaqësohet. Me këtë, unë si kryetar i LSDM-së duhet të bëj disa ndryshime në partinë time, kjo do të vijë për shkak pakënaqësisë së qytetarëve nga ajo që kanë pritur, si nepotizmi dhe aspekte tjera dhe besoj se do bëjmë vendim serioz”, tha Zaev.

Ndërsa sa i përket funksionarëve të partive tjera politike, si të BDI-së, Zaev tha se për këtë duhet të vendosin qytetarët.

Në pyetjen se kush përfshihet në “fshesën” e qeverisë, Zaev tha se ka ministra, zëvendësministra etj., si dhe e ka konceptin deri diku se kush mund të përfshihet.

Te fundit


Kthehu lart