Zaev: Paga mesatare rritet edhe në kushte të krizës së pandemis! - Gazeta Express
string(62) "zaev-paga-mesatare-rritet-edhe-ne-kushte-te-krizes-se-pandemis"

Gazeta Express

22/09/2020 14:15

Zaev: Paga mesatare rritet edhe në kushte të krizës së pandemis!

Gazeta Express

22/09/2020 14:15

Rritje prej 8,5 për qind e pagës mesatare është vërejtur në korrik të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruajti sot në profilin e Fejsbukut të tij kryeministri Zoran Zaev, duke përmendur se paga mesatare vazhdon të rritet edhe në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, neto paga mesatare në korrik ka qenë 27.231 denarë, dhe është rritur për 2.127 denarë. Kjo i detyrohet rritjes së pagave në arsim dhe shëndetësi vitin e fundit, si dhe masave efikase antikrizë gjatë pandemisë”, citoi Zaev në status.

Lexo Edhe:

Theksoi se Qeveria krijon korrnizë e cila do të mundësojë pagat dhe pensionet të vazhdojnë të rriten, ndërsa qytetarët të kenë fuqi blerëse më të madhe.

“Të sigurojmë standard më të mirë jetësor dhe ta zvogëlojmë papunësinë. Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor, me atë kontribuojmë në rritjen e tërësishme të ekonomisë. Ekonomia, e cila është e gatshme të përgjigjet në sfidat e reja dhe të ofrojë shans për secilin”, shkruajti kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.