Zaev: Më 15 korrik zgjedhja është mes shumës rekorde të investimeve të huaja ose ndonjë Subrata Roj i ri - Gazeta Express
string(103) "zaev-me-15-korrik-zgjedhja-eshte-mes-shumes-rekorde-te-investimeve-te-huaja-ose-ndonje-subrata-roj-i-ri"

Zaev: Më 15 korrik zgjedhja është mes shumës rekorde të investimeve të huaja ose ndonjë Subrata Roj i ri

Gazeta Express

05/07/2020 14:21

Më 15 korrik zgjedhja është e thjeshtë: zgjedhja është mes pagave më të larta për të gjithë ose pasurim i disa të afërmve të Gruevskit. Më 15 korrik zgjedhja është mes shumës rekorde të investimeve të huaja ose ndonjë Subrata Roj i ri.

Më 15 korrik qytetarët zgjedhin zhvillim të ri ekonomik, zgjedhin para që sa më shumë të përfundojnë në buxhetet e tyre që të jetë më mirë për të gjithë, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherësh bartës i listës të koalicionit “Mundemi” në Njësinë zgjedhore katër në konferencën e sotme për shtyp në Strumicë.

Lexo Edhe:

Ai ka nënvizuar se para tre vitesh, Qeveria e udhëhequr nga LSDM është përballur me sfida serioze në ekonomi të cilët kanë kërkuar aftësi efikasitet, por edhe guxim dhe vendosmëri.

“Para nesh kishim ekonomi të gjunjëzuar, borxhe të mëdha për financimin e tenderëve kriminal dhe shpenzime joproduktive. Pagat nuk u rritën, veçmas ajo minimale e cila me vite ishte lënë në 9.000 denarë, më pak se 150 euro. Gjatë marrjes së pushtetit ekonomia ka qenë në minus prej 1.8 për qind dhe shkalla e papunësisë mbi 22 për qind. Menjëherë ndërmorëm masa konkrete për lëvizjen e ekonomisë. Hyrëm në realizimin e konceptit Paratë prapa te qytetarët. Që në 100 ditë e para e rritëm pagën minimale së pari në 12 mijë denarë, pastaj në 14.500 denarë baras për gjithë punëtorët. E kemi lëvizur ekonominë e vendit dhe për dy vite e gjysmë, prej minus 1.8 e sollëm në rritje stabile prej 3.6 për qind”, ka thënë Zaev.