Zaev: LSDM-ja është partia e parë në vend dhe rajon e cila ka barazi të plotë gjinore - Gazeta Express
string(84) "zaev-lsdm-ja-eshte-partia-e-pare-ne-vend-dhe-rajon-e-cila-ka-barazi-te-plote-gjinore"

Gazeta Express

25/10/2020 19:35

Zaev: LSDM-ja është partia e parë në vend dhe rajon e cila ka barazi të plotë gjinore

Gazeta Express

25/10/2020 19:35

LSDM-ja prej sot me krenari mund të bëjë të ditur se është partia e parë në vend dhe në rajon dhe njëra ndër të rrallat në Evropë dhe në botë e cila ka barazi të plotë gjinore dhe pjesëmarrjen të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha organet dhe trupat e tyre të partisë, deklaroi pasdite lideri i partisë në pushtet LSDM Zoran Zaevi pas mbajtjes së Kongresit të 25-të të partisë.

Me ndryshimet e Statutit të partisë, siç tha Zaevi, është hapur një mundësi e re demokratike për herë të parë në historinë e shtetit, një parti politike ta zgjedhë kryetarin e vet në zgjedhje e drejtpërdrejta brenda-partiake.

Lexo Edhe:

“Kryetari i ri i LSDM-së do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta partiake vitin e ardhshëm në gjysmëvjetorin e e parë kur skadon mandati i kësaj udhëheqësie. Për kryetar të LSDM-sëp do të mund të kandidohet secili anëtar me të paktën pesë vjet punë në parti dhe me të paktën një mandat si anëtar i Këshillit Qendror me të drejtë vote”, tha Zaevi dhe shtoi se ky është një akt i lartë i demokracisë dhe hap pionieri në veprimin partiak në vend.

Informoi se LSDM e ndryshon edhe preambulën e Statutit të partisë kur krahas lirisë, barazisë dhe solidaritetit, shtohet edhe drejtësia si një shënim themelor të përkushtimit të qëndrueshëm të partisë.

Kryetari i LSDM-së konfirmoi se me ndryshimet e Statutit, ngjyra e kuqe mbetet ngjyra e partisë. Kjo është ngjyra e demokracisë sociale, ngjyrë e cila e pasqyron energjinë tonë, fuqinë dhe besim në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Kjo është ngjyra e flamurit tonë maqedonas”, theksoi Zaevi.

Ekzistojnë sfida serioze, vlerësoi Zaevi, ndërsa kjo është vala e vjeshtës së koronavirusit që është në aktivitet të plotë dhe rrezikon shëndetin dhe ekonominë.

Kryetari i LSDM-së theksoi se para nesh është një periudhë e përmbylljes edhe të një qëllimi strategjik, ndërsa ky është integrimi në BE përmes hapjes së kapitujve të parë dhe fillimin e procesit negociues.