Zaev: Jemi të gatshëm të fillojmë negociatat me BE-në, pa prolongime


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:02

Kjo është një periudhë kyçe për vendin tonë dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuara që të mbahet fryma pozitive te të gjithë vendet anëtare të BE-së për mbështetjen për Maqedoninë e Veriut që ti hapë negociatat me BE-në, ka theksuar kryeministri Zoran Zaev gjatë darkës që shtroi Federica Mogherini për shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perendimor, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e 74 të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005 propozimet e njëpasnjëshme pozitive nga Komisioni Evropian dhe Këshillit të Evropës në vitin 2018 dhe 2019, si dhe për rezultatet e arritura, Maqedonia e Veriut është e përgatitur ti fillojë negociatat me BE-në pa prolongim të mëtutjeshëm”, ka potencuar Zaev.

Sipas tij, fillimi i negociatave do të ishte sukses edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për BE-në, si rezultat i të arriturave të përbashkëta gjatë periudhës së procesit paraaderues.

Te fundit


Kthehu lart