Zaev fajëson kreun e opozitës për takimin e liderëve


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:00

Anulimi i takimit të liderëve, sipas kryeministrit Zoran Zaev u bë për shkak të mospjesëmarrjes së VMRO DPMNE-së. I pari i Qeverisë shtoi se kryeneçësia e Hristijan Mickoskit dëshmon se ai është kundër integrimit të vendit dhe se tenton me çdo kusht të mbroj krimin brenda partisë.

Zaev u shpreh i gatshëm për takim nga kushdo që thirret, qoftë edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.

“BDI vlerëson se pa opozitën takimi nuk do të kishte epilog. Bujar Osmani thotë se propozimi i ri i Qeverisë për fatin e Speciales obligon të gjitha subjektet të angazhohen për konsensus”. – u shpreh Bujar Osmani, BDI

“Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë për mungesë kapaciteti për të zgjidhur çështje madhore. Sipas kësaj partie, kjo vërteton nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.- tha Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët

Për në takimin që ishte caktuar për sot, kryeministri Zarv kishte propozuar si tema diskutimi Kodin Zgjedhor, Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Regjistrimin e Popullsisë, shkruan Alsat.


Te fundit


Kthehu lart