Zaev duhet të pushojë për një kohë më të gjatë


Gazeta Express
14 Maj 2019 10:39

Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka hedhur akuza të reja ndaj kryeministrit Zaev, madje duke i dëshiruar “pushim” të gjatë, shkruan GazetaExpress.

Komunikata e plotë e VMRO-DPMNE-së:

“Zaev duhet të pushojë dhe atë sipas mundësisë një kohë më të gjatë. Së paku derisa Maqedonia nuk rimëkëmbet. Zaev duhet t’i pushojë qytetarët dhe Republikën e Maqedonisë prej tij.

500.000 qytetarë të cilët jetojnë në pragun e varfërisë, bujqit të cilët e hodhën prodhimin në plehërishtë, biznesmenët e reketuar, njerëzit të cilët  nuk mund të gjejnë barëra në barnatore dhe qytetarët të cilët frikësohen për sigurinë e tyre për shkak të shkallës gjithnjë e më të madhe të krimit dëshirojnë që pushimi i Zaevit të jetë në kohë të pacaktuar dhe i njejti të mos kthehet në pozitën e kryeministrit.

Përderisa Zaev vozitet në motoçikletën e tij luksoze, gjithnjë e më shumë të rinj e braktisin vendin dhe shpërngulen përgjithmonë.

Sipas të dhënave të ambasadës gjermane, e njejta brenda vitit lëshon rreth 20.000 viza pune. Numra të ngjashmë kemi edhe nga shtetet e tjera të zhvilluara. Ata janë kryesisht të rinj të cilët nuk shohin perspektivë në Maqedoni.

Të rinjtë të cilët u gënjyen nga Zaevi, tani janë viktima më e madhe e paaftësisë së tij.

Apatia sundon në tërë ekonominë. Qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, ndërsa Zaev dhe ministrat shëtiten në fqinjësi, Dubai dhe Evropë Perëndimore.

Përderisa shteti paguan automjete dhe sigurim për ta ndjekur Zaevin në çmenduritë e tija, bujqit nga Prespa i hedhin mollët në plehërishtë. Si kryeministër, në vend se të shpenzonte për luks me para shtetërore, mund ta blinte prodhimin e kultivuesve të mollëve, të cilët të dëshpëruar presin drunj dhe heqin dorë nga, për ta, burimi i vetëm i ekzistencës.

Qytetarët nuk shohin dalje nga kriza në të cilën na shtyu Zaevi. Më së paku nga gjithçka, dalja nga kaosi mund të jetë vetë Zaevi. Ai është shkaku i problemit dhe duhet të shkojë. Sa më shpejtë, aq më mirë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Te fundit


Kthehu lart