Zaev dhe Kasami kërkojnë votën e Tetovarëve, në një rast të shoqëruar nga policë në uniformë - Gazeta Express
string(91) "zaev-dhe-kasami-kerkojne-voten-e-tetovareve-ne-nje-rast-te-shoqeruar-nga-police-ne-uniforme"

Gazeta Express

09/07/2020 15:31

Zaev dhe Kasami kërkojnë votën e Tetovarëve, në një rast të shoqëruar nga policë në uniformë

Gazeta Express

09/07/2020 15:31

Zaev dhe Kasami, liderët e dy partive të koalicionit “Mundemi” kërkuan votën e banorëve të Tetovës, duke u premtuar atyre vazhdimin e procesit të euro integrimeve. Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në fjalimin e tij tha se, kjo votë e banorëve të Tetovës, është më se e nevojshme, që vendi ynë të hapërojë përpara.

“Në proceset pas zgjedhjeve të 2016, Maqedonia u rikthye në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Jemi krenar po ashtu se edhe pse ishim pjesë e opozitës dhe nuk ndamë pozicione në Qeveri, ishim pjesë aktive e gjitha ndryshimeve me të cilat, Maqedonia përfundimisht u bë pjesë e NATO-s, dhe vazhdon sigurt, rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Evropian. Sot jemi këtu para jush që bashkë me LSDM dhe 25 parti të tjera që reflektojnë multietnicitetin në Maqedoni të kërkojmë përkrahjen e juaj, që të vazhdojmë fuqishëm dhe guximshëm, këtë rrugë që e nisëm”, tha Bilall Kasami. Kryetar i Lëvizjes BESA.

Lexo Edhe:

Por në disa portale të ndryshme po qarkullojnë foto të Zaevit i cili është shoqerurar me policë me uniformë në qytetin e tetoves.

Kreu i LSDM-së që kërkon fitore në zgjedhjet e 15 Korrikut duket se nuk është pritur mirë në Tetovë ose më saktë ai ka qenë i dëbuar nga vizita që ai bëri në tregun e gjelbërt në Tetovë, informon TetovaSot.

Shitësit dhe qytetarët, haptazi i kanë shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si ka qeverisur gjatë tre viteve të kaluara dhe nuk përmbushi aspak premtimet e dhëna para qytetarëve dhe sidomos ndaj shqiptarëve që i dhanë vota dhe ai ua ktheu bumerang, përcjellë TetovaSot.

Pamjet madje flasin se tek tregu i qytetit ku Zaev bëri një vizitë gjatë fushatës së tij elektorale , ai tashmë qartazi duket se ka humbur besimin dhe i ka mashtruar tetovarët dhe se shoqërohet nga frika përmes forcave të rendit, pra policisë.