Zaev: Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar - Gazeta Express
string(52) "zaev-deri-tani-jane-regjistruar-mbi-1-milion-qytetar"

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 17:52

Zaev: Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar

Ballina

Gazeta Express

19/09/2021 17:52

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, bënë të ditur se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë.

Sipas tij, këta qytetar kanë me përgjigjen pozitive ndaj procesit të regjistrimit 2021 kanë përfunduar detyrimin e tyre ndaj shtetit por edhe ndaj vetes.

Lexo Edhe:

“Një milion arsye na çojnë drejt fazës përfundimtare të operacionit më të rëndësishëm shtetëror dhe statistikor që e kemi pritur për 20 vite. Një regjistrim i suksesshëm i popullsisë është një garanci për një të ardhme të sigurt të Maqedonisë së Veriut. Urime për të gjithë regjistruesit dhe gjithë ekipin e Entit Shtetëror të Statistikave,” ka shkruar Zaev.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përmbyllur shkrimin e tij me porosinë drejtuar qytetarëve të RMV-së duke i porositu ata se janë më shumë se një numër dhe i ka inkurajuar ata që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit 2021.