‘Za’ n’Shkodër - Gazeta Express
string(11) "za-nshkoder"

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 17:19

‘Za’ n’Shkodër

Arte

Gazeta Express

17/05/2023 17:19

Të shtunën, me 20 maj në ora 19:00, në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit të Letërsisë ZaNa, në Shkodër udhëtohet për një mbrëmje poetike në ambientet e këndshme të Qendrës Rinore Arka.

Poezitë do të përformohen nga pjesëtaret e grupit të shkrimit kreativ “Za” të përbëra nga: Esra Zhilivoda, Anesa Lahi, Eglantina Avdiu, Erina Aliqkaj, Gentiana Shyti, Diellëza Zhubi, nën mentorimin e NiK’ Istrefi.

Lexo Edhe:

Kjo ngjarje do të moderohet nga znj. Rozafa Shpuza.

Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni Dhemetra dhe përkrahet nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.