Yuri Kim takon Lleshaj: Diskutuam për paqartësitë e rregjistrimit të votuesve - Gazeta Express
string(76) "yuri-kim-takon-ministrin-lleshaj-ne-pritje-te-sqarimit-publik-sot-ne-mbremje"

Yuri Kim takon Lleshaj: Diskutuam për paqartësitë e rregjistrimit të votuesve

Gazeta Express

01/10/2020 17:23

Ambasadorja Yuri Kim ka njoftua se ka pasur një bisedë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ku është diskutuar bashkëpunimi për sigurinë dhe zbatimin e ligjit, ndërsa thekson se një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe përgatitjeve për zgjedhjet.

Ambasadorja konfirmon në një postim në Twitter se vëmendje në takim ka marrë edhe votimi biometrik sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Lexo Edhe:

Por ndërkohë ambasadorja e SHBA thotë se tashmë pret sqarimin publik në mbrëmje ku ministri Lleshaj është i ftuar i Sokol Ballës.


“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.
Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.