YouTube krahasoi djegien e katedrales me sulme terroriste


Gazeta Express
15 Prill 2019 21:56

Algoritmi me të cilin punon YouTube vuri një link përshkrues të sulmit terrorist të 11 shtatorit në video transmetimin direkt të zjarrit në katedralen e Notre Dame. Videoja ishte një transmetim  direkt i zjarrit në faqen e YouTube të France 24, raporton CNBC, shkruan Gazeta Express.

Linku poshtë videos, që dërgonte direkt në një enciklopedi historike të sulmeve terroriste të 11 shtatorit u largua pastaj.

Youtube, që drejtohet nga Google, filloi të vendoste linqe të wikipedia dhe hyrje në enciklopedi nën lajmet që jepeshin mes videove, duke u munduar që të largonte përhapjen e lajmeve të rreme.

Duket që algoritmi i YouTube interpretoi videon si një pamje të sulmeve të 11 shtatorit në kullat të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Shkaktari i zjarrit nuk dihet ende, sipas policisë franceze. Mediet lokale kanë raportuar që zjarri po trajtohet si një incident.

Youtube pranoi gabimin e saj nëpërmjet një zëdhënësi ./Express/

Te fundit


Kthehu lart