Youtube e bën më të lehtë të largoni rekomandimet që nuk i’u pëlqejnë


Gazeta Express
27 Qershor 2019 12:19

Youtube po prezanton tre mënyra të reja për të përmirësuar eksperiencën në këtë platformë, transmeton Gazeta Express.

Së pari, kompania që është në pronësi të Google, do të tregojë temat dhe videot relevante në faqen kryesor. Së dyti do u japë përdoruesve mundësinë që të largojnë sugjerimet nga kanalet që nuk duan të i shikojnë. Dhe së treti do u japë informacione përdoruesve se pse këto video u janë sugjeruar atyre.

Me këto ndryshime Youtube shpreson që të iu japë kontroll në atë se çfarë përmbajtje do tregohet në faqen e tyre.

Opsioni “Don’t Reccomend Channel” nuk është i ri. Ju mund të ndalni rekomandimet nga kanale specifike duke klikuar “not interested”. Pastaj keni mundësi të tregoni se cila është arsyeja që nuk doni të shihni përmbajtjte të caktuara në kanalet e juaja.

Gjithashtu në shpejgimet se spe video të caktuara dalin në faqen e juaj është edhe arsyeja se shokët e juaj po shikojnë video të ngjashme.

Këto ndryshime vijnë si pasojë e kritikave ndaj platformës për shpërndarje të videove jo të përshtatshme. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart