Yllka Gashi nderohet me çmim nga qyteti i Stamfordit në Amerikë - Gazeta Express
string(63) "yllka-gashi-nderohet-me-cmim-nga-qyteti-i-stamfordit-ne-amerike"

TV/Film

Gazeta Express

30/11/2021 1:02

Yllka Gashi nderohet me çmim nga qyteti i Stamfordit në Amerikë

TV/Film

Gazeta Express

30/11/2021 1:02

Aktorja Yllka Gashi ka njoftuar se është nderuar me një çmim nga qyteti ku jeton në Amerikë

Krejt kjo ka ndodhur pasi suksesit të aktores me filmin e saj “Zgjoi” e ku Yllka luan rolin kryesor në këtë film.

Lexo Edhe:

Me anë të një postimi në Instagram, Yllka Gashi ka treguar fillimisht jetën në këtë qytet dhe pastaj ka treguar se si ka ardhur deri të çmimi.

“Kur erdha për të jetuar në Amerikë me familjen time më 2015, qyteti i Stamfordit në Connecticut u bë shtëpia e ime larg Atdheut”, ka shkruar fillimisht Yllka. /GazetaExpress/

Ky wshtw postimi i plotw i Yllka Gashit:

Në vitin 2015 kur unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qyteti i Stamfordit në Connecticut, u bë shtëpia jonë larg shtëpisë!

Bashkë me vajzën time, ecja çdo ditë në rrugët e qendrës së qytetit – Mill River Park, Biblioteka Ferguson dhe këndi i lojërave Cove Beach – ishin ndër destinacionet tona të preferuara. Çdo ditë duke shëtitur lagjet dhe duke mësuar gjëra të reja dhe teksa më mungonte familja dhe vendlindja ime, Stamford arriti të më sillte gëzim dhe siguri në jetë. Edhe pse ne tashmë jetojmë në një tjetër qytet, Stamfordi ende mbetet një shtëpi e dytë për ne!

As në një milion vjet atëherë, nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vjet më vonë, në vitin 2021, ky qytet do të më nderojë me mirënjohjen e kryetarit të komunës për punën në “Hive” – kandidatin e Kosovës për Oscar 2022 dhe dashtë Zoti të nominuarin.

Jam thellësisht e nderuar dhe mirënjohëse!

Kjo mirënjohje është edhe më e veçantë sepse m’u dha dje ndërsa po festonim festën e Pavarësisë/Flamurit Shqiptar.

Në këtë ceremoni vjetore të organizuar nga Qendra Rinore Shqiptare në Greenëich dhe z. Richard Llukaj – biznesmen, filantrop dhe patriot i suksesshëm shqiptaro-amerikan – ndër të ftuarit specialë që na nderuan me praninë e tyre ishin edhe kryetari aktual i Stamfordit z. David Martin.

Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë znj. Caroline Simmons,

z. Jim Himes – Përfaqësuesi i SHBA (D-CT 4th District) dhe

z. Ferit Hoxha – Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Neë York City.

Faleminderit të gjithëve për punën tuaj të palodhur, përfshirjen dhe vlerësimin e komunitetit shqiptar në SHBA!

Faleminderit Stamford!

Do ta kesh një vend të veçantë në zemrën time përgjithmonë!”.