Ylli Rakipi: Juncker ishte i dehur kur foli për Shqipërinë dhe zgjedhjet


Gazeta Express
11 Qershor 2019 21:29

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Të paeskpozuarit” ka komentuar konferencën për shty mes Ramës dhe kreut të KE-së Juncker, duke deklaruar për këtë të fundit se thjesht i bëri një “qokë” kryeministrit shqiptar, ndërsa vetë ishte i dehur.

I ftuar në emisionin “Dritare” Ylli Rakipi u shpreh se Juncker sot foli nën avujt e alkoolit.

“Vizita e Ramës vjen në në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncer njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi.

Te fundit


Kthehu lart