Ylli Ndroqi shoqërohet në Policinë e Tiranës - Gazeta Express
string(44) "ylli-ndroqi-shoqerohet-ne-policine-e-tiranes"

Ylli Ndroqi shoqërohet në Policinë e Tiranës

Gazeta Express

03/08/2020 13:33

Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit.

Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës.

Lexo Edhe:

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t’ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë.

Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë.

Ne deklaraten e SPAK lexohet se:”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë. Nga aktet e administruara në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është konfirmuar se ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicje se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) ka qënë i përfshirë në aktivitete kriminale të parashikuara në nenin 3 të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organziuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″ (ligji Antimafia) :