Ylli i Prishtinës: Titullin nuk e humbëm në fushë, na e vodhën jashtë saj - Gazeta Express
string(71) "ylli-i-prishtines-titullin-nuk-e-humbem-ne-fushe-na-e-vodhen-jashte-saj"

Gazeta Express

08/07/2020 22:20

Ylli i Prishtinës: Titullin nuk e humbëm në fushë, na e vodhën jashtë saj

Gazeta Express

08/07/2020 22:20

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaçi, duket i dorëzuar në garë për titull në Superligë, pas humbjes së bardhekaltërve kundër Gjilanit të mërkurën, por ka hedhur akuza në drejtim të gjyqtarëve për dështimin.

Prishtina pësoi disfatë 2:1 kundër Gjilanit në një ndeshje të tensionuar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, pas të cilës bardhekaltrit bien në pozitën e katërt në Superligë me katër pikë më pak se liderja, Drita, e cila mund ta thellojë epërsinë në shtatë pikë nëse e mund Feronikelin të enjten, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy raste kontroverse në këtë takim, kartoni i kuq i Bekajt në minutën e 49-të dhe më vonë një ankesë për penallti e Prishtinës, çuan në polemika dhe tensione në fushë pas përfundimit të takimit.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe stafi i tij u spërkatën me sprej lotsjellës nga policia, e cila ndërhyu për t’i shpërndarë ata pasi e kishin rrethuar katërshen e gjyqtarëve për t’i kërkuar sqarime.

Dhe mbrojtësi i djathtë, i cili e shënoi golin e vetëm të Prishtinës në këtë humbje, mendon se skuadra e tij e ka humbur betejën për titull faji i dikujt tjetër jashtë fushës.

“Mund te mos dalim kampion mirpo asnje here sdo te ulim koken sepse jemi te paster si loti…te sulmohen kryetrajneri me gjith stafin nga policia te sulmohen futbollistet qe nfush kerkojn piket me pune dhe ndjers hallall eshte e papranueshme…Zoti eshte mbi gjithqka dhe vetem Zotit do i perulemi gjithmonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Djemt e FC Prishtines ne krye me Visar Bekaj qe ndeshkohet padrejtesisht do vazhdojme koken larte sepse titullin nuk e humbem ne fushe mirpo na e vodhen jashte saj”, shtoi ai. /Gazeta Express/