Ylli i Harry Poter tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës - Gazeta Express
string(74) "ylli-i-harry-poter-tregon-si-i-ndryshoi-jeta-pas-ardhjes-ne-jete-te-vajzes"

Ylli i Harry Poter tregon si i ndryshoi jeta pas ardhjes në jetë të vajzës

Rozë

Gazeta Express

19/01/2021 15:28

Stili i jetesës së Rupert Grint pa një ndryshim drastik që kur u bë prind për herë të parë.

Ylli i Harry Poter dhe e dashura e tij prej shumë vitesh, Georgia Groome mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, vajzën Wednesday, në fillim të vitit 2020.

Lexo Edhe:

Grint tha për Glamour se i pëlqen të qenurit baba dhe se e ardhja në jetë e vajzës e ka ndryshuar si njeri.

“Është shumë argëtuese. Ndihem sikur kam ndryshuar si person”, tha aktori.

Më pas 32-vjeçari vazhdoi: “Ndodhi disi brenda natës, ndryshimi i mënyrës së jetesës. Ndalova pirjen e duhanit menjëherë. Kam filluar të fle shumë më mire, dikur kisha një pagjumësi e tmerrshme, tani po fle”.

Grint tha se mirëpritja e një të porsalinduri në jetë gjatë pandemisë ishte “interesante”, duke vënë në dukje se kjo “e bëri përvojën edhe më intensive”.

“Ndihem shumë më tepër, nuk e di, i çlodhur çuditërisht. Ka qenë një proces shumë qetësues për mua. Padyshim që ka ditë kur lodhesh. Por është diçka vërtet e mirë për rutinën. Mendoj se më ka sjellë në një vend të mire”, rrëfeu aktori.