Ylli i “Game of Thrones” në komedinë romantike “Last Chrismas”


Gazeta Express
20 Shtator 2019 1:41

Nëse ende nuk e keni harruar fundin e “Game of Thrones”, lajmi i mirë është se së shpejti do të mund ta shihni Emilia Clarke në komedinë e re romantike të titulluar “Last Christmas”.

Filmi i ri romantik për Krishtlindjet mbërrin në nëntor, duke i sjellë të gjitha që i kemi mësuar në komeditë romantike, nga aktorët e shkëlqyer, muzika e shkëlqyer, e deri tek tregimi simpatik.

Ky film nuk e mban rastësisht titullin e këngës së George Michael, sepse është frymëzuar pikërisht nga muzika e këngëtarit të famshëm.

Regjinë e “Last Christmas” e ka bërë Paul Feig, sipas skenarit të shkruar nga Emma Thompson dhe Greg Wise.

Filmi e sjell tregimin për Kate, të cilën e luan Emilia Clarke, e cila përpiqet të depërtojë si këngëtare pas transplantimit të zemrës, por për shkak të të gjithave që i ka kaluar, ajo nuk ka edhe shumë vullnet për jetë, shkruan KOHA Ditore. Duke punuar si elfe në dyqanin e Krishtlindjeve, ajo do të hasë në Tomin, me rol të Henry Golding, me ç’rast jeta e saj ndryshon tërësisht. Së bashku me Tomin, Kate do ta dojë jetën përsëri.

Është interesante se në film nënën e bukuroshes Kate e luan Emma Thompson. Në rolet e tjera do ta shohim Michelle Yeoh, Patti LuPone, Ingrid Oliver dhe Lydia Leonard.

Gjykuar nga traileri i filmit, na presin shumë buzëqeshje dhe dashuri. Premiera e “Last Christmas” është planifikuar për 8 nëntor të këtij viti.

Te fundit


Kthehu lart