Ylli i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(44) "ylli-i-bayernit-rezulton-pozitiv-me-covid-19"

Gazeta Express

02/11/2020 12:33

Ylli i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19

Gazeta Express

02/11/2020 12:33

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Niklas Sule, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, para ndeshjes kundër Salzburg.

Lexo Edhe:

Në rundin e fundit të testimeve të gjithë futbollistët e gjigantit gjerman Bayern Munchen dolën negativë përveç qendërmbrojtësit Niklas Sule, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi gjerman duhet të dalë negativ të paktën gjashtë orë para ndeshjes, ose do të mungojë për ndeshjen e së martës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Salzburg.

Gjasat që ai të dalë negativ të martën janë tejet të vogla, duke e parë se ai doli pozitiv për herë të parë të dielën.

“Bayern Munchen raporton, Niklas Sule ka rezultuar pozitiv për COVID-19, mbrojtësi 25-vjeçar i Bayern Munchen është duke qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të mirë.

Trajneri Hansi Flick do të jetë edhe pa Alphonso Davies në takimin e nesërm. /Gazeta Express/