Ylber Ramadani shënon gol të bukur në fitoren bindëse të Aberdeenit kundër Hibernianit - Gazeta Express
string(86) "ylber-ramadani-shenon-gol-te-bukur-ne-fitoren-bindese-te-aberdeenit-kunder-hibernianit"

Ylber Ramadani shënon gol të bukur në fitoren bindëse të Aberdeenit kundër Hibernianit

Sport

Gazeta Express

04/11/2022 22:57

Aberdeen ka shënuar fitore bindëse kundër Hibernianit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premiership.

Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Pittodrie” përfundoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e golashënuesve te skuadra vendase ishte reprezentuesi shqiptar, Ylber Ramadani, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të.

Për 26-vjeçarin ishte goli i tij i parë për këtë sezon në elitën e futbollit skocez, krahas një asistimi.

Aberdeeni renditet i treti në tabelë me 22 pikë. /Gazeta Express/