Yjet e estradës shpërthejnë nëpër Evropë, por kush ua hapi rrugën?


Gazeta Express
11 Korrik 2019 16:04

Dhurata i ka ‘hapur rrugën’, këngëtaret tona këtë vit ‘harrojnë’ artistët e vendit për të bashkëpunuar me ata ndërkombëtarë

Këngëtaret e estradës sonë kanë filluar me të madhe të bashkëpunojnë me artistë të huaj.

Pas suksesit të madh të Dhurata Dorës me bashkëpunimin ‘Zemër’ me Soolking, tashmë janë paralajmëruar e madje edhe kanë dale disa bashkëpunime tjera mes artisteve tona dhe atyre të huaj.

Është vetë Dhurata e cila, përveç këngës që do të bëjë me Azet, shqiptari i famshëm dhe shumë i suksesshëm në muzikën gjermane, këngëtarja ka bërë gati edhe një këngë me reperin gjerman Moe Phoenix, e cila tashmë është publikuar dhe po pëlqehet shumë ndërsa së shpejti do t’i realizojnë edhe videoklipin.

Ex

Kështu, në një kohë mjaft të shkurtër pas ‘shpërthimit’ të ‘Zemër’, kemi vërejtur që shumë nga këngëtaret tona të estradës po paralajmërojnë bashkëpunime me artistë të njohur nëpër Evropëm shkruan Gazeta Express.

Sigurisht se Era Istrefi po e bën që moti këtë gjë, e madje edhe Kida ka sjellë një bashkëpunim të tillë, por këtë sezone të verës po vërehet në numër më i madh i artisteve që po arrijnë të sigurojnë bashkëpunime me artistë të suksesshëm të huaj.

Është Dafina Zeqiri ajo e cila ka publikuar me videoklip këngën ‘Desole por favor’, ku është mysafire e DJ Hamida bashkë me Aymane Serhani. Kënga sigurisht se është pëlqyer shumë dhe ka filluar të grumbullojë milionat në Youtube.

DJ Hamida feat. Aymane Serhani & Dafina Zeqiri – “Désolé por favor” (clip officiel)

Një bashkëpunim tjetër për të cilin po përflitet shumë këto ditë është ai i Luana Vjollcës, e cila ka befasuar të gjithë kur ka zbuluar se ajo po bën këngë me Faydee, artisti i shumë hiteve në Evropë.

Përveç Luanës, një këngë që pritet të pëlqehet shumë po përgatit edhe Genta Ismajli, për të cilën është zbuluar se po vjen në bashkëpunim me reperin shumë të famshëm turk, Ceza. Në këtë këngë madje pritet që Gentën ta dëgjojmë duke kënduar edhe në gjuhën turke.

E pikërisht ajo që bën të veçanta këto bashkëpunime, është se këto këngëtare po i dëgjojmë duke kënduar pjesët e tyre në gjuhën shqipe dhe ky është një promovim i mrekullueshëm i kulturës dhe gjuhës sonë nëpër Evropë e madje edhe në botë.

Pritet të shohim suksesin e këtyre bashkëpunimeve në ditët e ardhshme dhe ndoshta edhe ndonjë artiste tjetër ka ndonjë plan të tillë e që nuk është zbuluar ende./Gazeta Express/

Dhurata Dora ft. Soolking – Zemër

Te fundit


Kthehu lart