string(73) "xiaomi-sfidon-teslan-gati-per-te-prezantuar-makinen-elektrike-luksoze-yu7"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:23

Xiaomi sfidon Teslan, gati për të prezantuar makinën elektrike luksoze YU7

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:23

Gjiganti kinez i teknologjisë, Xiaomi, më 23 maj do të prezantojë modelin e shumëpritur YU7, një SUV elektrik që analistët e cilësojnë si një sfidues serioz ndaj Tesla Model Y.

Sipas Reuters, CEO dhe themeluesi i kompanisë, Lei Jun, ka konfirmuar se YU7 do të prezantohet krahas edhe produkteve të tjera të reja, përfshirë smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro dhe çipin mobil të zhvilluar vetë nga Xiaomi, Xring O1.

Sa i përket makinës luksoze, bëhet e ditur se YU7 – pasardhës i sedanit SU7 që u lançua vitin e kaluar – vjen si një tentativë për të rritur praninë e Xiaomit në tregun e automjeteve elektrike luksoze.

Kujtojmë se, SU7 ka pasur sukses komercial, duke tejkaluar në shitje edhe Tesla Model 3 që nga dhjetori, megjithatë pas një aksidenti fatal në mars, porositë kishin pësuar ulje.

Ndërkohë, raportohet se modeli i ri YU7 synon të rikthejë momentumin e markës dhe të rivalizojë drejtpërdrejt Model Y, makinën më të shitur të Tesla-s.

Në anën tjetër, në sektorin e teknologjisë mobile, Reuters shkruan se Xiaomi ka rindezur ambiciet për zhvillimin e çipave, duke nisur me çipin Xring O1 – rezultat i një investimi prej 1.87 miliardë dollarësh. Bëht e ditur se Xiaomi do të investojë edhe miliarda të tjera në zhvillimin e çipave për të krijuar një ekosistem të integruar, duke rivalizuar markat si Apple dhe Huaëei.

E me lançimi e YU7 dhe Xring O1, Xiaomi po sinjalizon se nuk e sheh më veten vetëm si një prodhues telefonash, por edhe si një aktor i fuqishëm në industrinë globale të teknologjisë dhe automjeteve.