Xi Jinping paralajmëron Trump: Nëse çështja e Tajvanit trajtohet gabim, mund të përfundojmë në konflikt - Gazeta Express
string(101) "xi-jinping-paralajmeron-trump-nese-ceshtja-e-tajvanit-trajtohet-gabim-mund-te-perfundojme-ne-konflikt"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:44

Xi Jinping paralajmëron Trump: Nëse çështja e Tajvanit trajtohet gabim, mund të përfundojmë në konflikt

Lajme

Gazeta Express

14/05/2026 7:44

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, paralajmëroi homologun e tij amerikan, Donald Trump, se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përshkallëzohen deri në “konflikt” nëse Uashingtoni menaxhon në mënyrë të gabuar çështjen e Tajvanit.

Sipas mediave shtetërore kineze, Xi theksoi se çështja e Tajvanit mbetet pika më e ndjeshme në marrëdhëniet kino-amerikane.

“Çështja e Tajvanit është më e rëndësishmja në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së. Nëse trajtohet siç duhet, marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme. Por nëse trajtohet gabim, dy vendet mund të përballen dhe madje të përfshihen në konflikt”, deklaroi presidenti kinez.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare sqarojnë se termi i përdorur nga Xi nuk nënkupton domosdoshmërisht një përplasje ushtarake të drejtpërdrejtë.

Deklarata e liderit kinez u bë publike pas takimit me dyer të mbyllura mes Xi Jinping dhe Donald Trump, i cili u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin dhe zgjati rreth dy orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement