Xhudistët kosovarë përgatiten për Lojërat Evropiane Minsk 2019


Gazeta Express
15 Qershor 2019 23:45

Pas Kolnit e Berlinit, ekipi i xhudos po vazhdon fazën finale të përgatitjeve në Poreq të Kroacisë. Xhudistët elitarë po përgatiten për Lojërat Evropiane Minsk 2019, ndërsa juniorët për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Sipas trajnerit, kampion Olimpik, Driton Kuka, kjo është faza finale dhe gjithçka po shkon sipas planprogramit të paraparë.

Përgatitjet ekipit të xhudos dhe sporteve tjera pjesëmarrëse në Minsk 2019 dhe Baku 2019 u janë mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart