Xhiroja e tretë e Superligës hapet me një ndeshje sot - Gazeta Express
string(53) "xhiroja-e-trete-e-superliges-hapet-me-nje-ndeshje-sot"

Xhiroja e tretë e Superligës hapet me një ndeshje sot

Gazeta Express

25/09/2020 14:26

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me orar të stërngjeshur, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fakt, brenda një javë po luhen tri xhiro të sezonit të ri 2020/2021.

Sot do të hapet xhiroja e tretë me ndeshjen në mes të Besës dhe Arbërisë.

Pejanët janë në kërkim të pikëve të para pasi i pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para.

Nga ana tjetër, Arbëria ishte mrekulli e këtij fillim sezoni duke i grumbulluar 4 pikë, madje duke barazuar me Prishtinën në mesjavë.

Ndërkaq, ndeshja kryesore e xhiros, Prishtina – Drita është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane.

Tash, ndeshja kryesore do të kalojë në Gjilan, ku kjo skuadër do ta presë Ballkanin.

Therandasit e kërkojnë fitoren e tretë radhazi, por nuk do të kenë punë aspak të lehtë.

Feronikeli do të mundohet ta harrojë humbjen nga Ballkani duke e fituar derbin lokal me Drenicën.

Kurse, Trepça ’89 dhe Llapi do t’i kërkojnë pikët e para sezonale në përballjen e tyre. /Gazeta Express/