"Xhiroja" e Dritan Dajtit në ish- Bllok, Gjonaj: Janë marrë masa drastike - Gazeta Express
string(68) "xhiroja-e-dritan-dajtit-ne-ish-bllok-gjonaj-jane-marre-masa-drastike"

“Xhiroja” e Dritan Dajtit në ish- Bllok, Gjonaj: Janë marrë masa drastike

Gazeta Express

25/01/2020 18:55

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24 ka komentuar ‘lirimin’ e Dritan Dajtit ku u filmua në ish- Bllok për të shkuar tek okulist, i shoqëruar nga forca të shumta policore.

Gjonaj thotë se ky ishte një rast i veçuar që s’mund të parandalohet gjithmonë, por i rëndësishëm është reagimi institucional.

Lexo Edhe:

Ajo bëri me dije se ka një kallëzim në Prokurori, janë shkarkuar drejtues të lartë burgjesh për këtë akt dhe ajo shton se nëse ka vepër penale apo konsumim të veprës penale këta person ta dënohet.

”Pa dyshim shqetësimi juaj dhe i qytetarëve dhe reagimet publike janë të mirëkuptuara. Është një rast të paktën për fat të mirë i veçuar.

Jo vetëm nuk mund të përgjithësojë veprimin e burgjeve por duke e konsideruar si shkelje të ligjit edhe nga ata të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë veprimin. Nuk më vjen mirë që ndodhin por e kuptojnë që s’mund të parandalohen katërcipërisht.

I rëndësishëm është që institucionet të reagojnë.

Ka pasur një hetim me dy grupe të pavarura. Janë marrë masat më drastike. Janë shkarkuar drejtuesit më të lartë. Ka një kallëzim në Prokurori. Nëse ka vepër penale të merren masat edhe për përgjegjësinë penale.

Nga ana tjetër ajo ç’ ndodh në burgje nuk ka ndodhur më parë. Janë rritur masat e sigurisë. Më parë kanë qenë jashtë vëmendjes.

Një sërë masash në pjesën e reformës legjislative. Raste të tilla duhet të jenë shumë të parandaluara.”- tha Gjonaj.