Xhirohet arusha e shumëkërkuar e Prizrenit, ja ku ndodhet


Gazeta Express
16 Maj 2019 9:10

Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni në Prizren, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë arushën e murrme

Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arushë, për të cilën ishin angazhuar edhe njësi të FSK-së për kapjen e saj.

Drejtorati Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.

Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve. 

Te fundit


Kthehu lart