Xhirimi i fundit i kësaj UFO-je në Teksas, po habit tërë botën - Gazeta Express
string(61) "xhirimi-i-fundit-i-kesaj-ufo-je-ne-teksas-po-habit-tere-boten"

Xhirimi i fundit i kësaj UFO-je në Teksas, po habit tërë botën

Mistere

Gazeta Express

12/06/2021 0:44

Një video me një UFO është xhiruar në Dallas të Teksasit, e ku ka nxitur reagimin e shumë personave se ajo ka origjinë aliene

Një objekt me një formë të pazakonshme është xhiruar në qiellin e Denton County, që ka bërë që analistët e vet deklaruar të UFO-ve ta jetojnë atë. Video e shpërndarë në EagleRun23 ka bërë që të gjithë “ta kapin kokën më dorë” ku aty duken dy anë të tij derisa objekti i rrethor qëndron në ajër – gjë që ka frikësuar dëshmitarët okular. Shikimi i këtyre objekteve ka bërë që teoricienët e teorive konspirative të spekulojnë se kjo UFO origjinë jashtëtokësore.

Lexo Edhe:

Sipas EagleRun23, objekti është paraqitur në Teksas në fillim të këtij muaji, me videon e cila është xhiruar më 4 qershor në orën 20:57 të kohës lokale. “Është një objekt i paidentifikuar për mua për shkak se nuk e di çfarë është”, thuhet në një përshkrim të shpejt në videon e postuar në YouTube.

“Ne ishim të ulur afër një zjarri. Fëmijët bënin flluska. A keni ndonjë ide? A është ndonjë balonë e shfryrë? Apo duket si një parashutë”. “Nuk kam ide çfarë është. Po bie poshtë apo po largohet…”, dëgjohet duke thënë një burrë në të.

Një fëmijë dëgjohet duke thënë se ajo duket si anije kozmike, kurse një tjetër mendon se ajo është një “parashutë që po hapet”.

Pavarësisht disa shpjegimeve që janë bërë, gjuetari i UFO-ve, Scott C Waring beson që xhirimi tregon krejt diçka tjetër. Waring, që udhëheq blogun e famshëm për UFO, UFOSightingsDaily.com, ku ai shpesh poston video të çuditshme që tregojnë fenomene të jashtëtokësorëve – shumica e të cilëve asnjëherë nuk merren seriozisht.

“Duke parë këtë video të çuditshme të bërë në Teksas gjatë një kampingu të një familje në Teksa me ka shkuar mendja në ajër”, ka thënë ai për UFO-në e Teksasit. Kjo UFO është si asnjë tjetër që unë kam parë. AObjekti qëndron drejt dhe ka një kënd të gjerë në qendër. Fëmijët e personit bëjnë flluska …. nuk e dinë se mbi kokën e tyre po kalon një anije kozmike jashtëtokësore”, transmeton GazetaExpress.  

“Mendoj se babai dëshiron ta ruaj qetësinë dhe bën më të mirën që ata ta injorojnë atë, ku ata bëjnë flluska kurse ai incizon objektin që fluturon mbi ta”.

Warin shkon edhe më larg duke e përshkruar objektin si një “UFO unazore” që ka kolapsuar vetvetiu  dhe “kjo është arsyeja pse ajo paraqitet e gjatë dhe shumë e ngushtë”.

Për ta bërë edhe më të mistershme atë, ai mendon se hapësira në mes është një portal nga i cili mund të dalin qenie jashtëtokësore. “Për këtë UFO mbi Teksas…do të kenë mundësi të vinë shumë anije në të ardhmen e afërt. Me tingëllon se një ngjarje e madhe shpejt do të ndodh në Teksas”, ka thënë ai.

Pavarësisht teorive fantastike që bën Waring, shumë njerëz mendojnë që kanë parë origjinalin e xhirimit dhe nuk janë të bindur se objekti ka origjinë jashtëtokësore. Sipas disa prej tyre, objekti mund të jetë një balonë jofunksionale e cila ka mbetur pa ajër të nxehtë. “E varur për një kohë në një lartësi të caktuar. Duke fluturuar pa kontroll deri të bie në tokë”, thotë një person.

“Është një objekt i paidentifikuar që fluturon si UFO dhe në atë formë. Por, kjo s’do të thotë se vjen nga një tjetër planet”, ka thënë një tjetër person.

 Sa i përket komunitetit shkencorë, ata besojnë se ka prova të mjaftueshme se mund të këtë jetë edhe në ndonjë planet tjetër. Depertamenti i Mbrojtjes së SHBA pritet që të publikojë një raport për disa objekte të paidentifikuar në të cilët ka hasur Ushtria amerikane, e ku nuk mund të përjashtohet se ata mund të kenë origjinë jashtëtokësore. /GazetaExpress/