Xhevdet Muriqi për Express: Qiro ishte shpëtimtar i Prishtinës në kohëra të vështira - Gazeta Express
string(83) "xhevdet-muriqi-per-express-qiro-ishte-shpetimtar-i-prishtines-ne-kohera-te-veshtira"

Xhevdet Muriqi për Express: Qiro ishte shpëtimtar i Prishtinës në kohëra të vështira

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 16:54

Qiro Bllazheviq po kujtohet nga shumë figura të shquara të dikurshme të futbollit, mbi të gjitha nga ata që e kishin mundësinë të punonin me të.

Njëri prej tyre është edhe Xhevdet Muriqi, dikur futbollist i Prishtinës, i cili e pati privilegjin të luante nën urdhrat e trajnerit legjendar kroat.

Lexo Edhe:

Në një bisedë me Gazetën Express, Muriqi ka treguar histori me të, në kohën kur kishte ardhur te Prishtina.

“Në atë kohë kur ka ardh në klubin tonë ne kemi qenë në pozitë të pavoltshme ne ligën e parë të asaj Lige. Mirpo me ardhjen e Qires ka ndryshur situata si në tabelë ashtu edhe atmosfera ka qenë fantastike. Me fjalë të tjera ka qenë një shpëtimtar i klubit tonë në ato kohëra të vështira”, tregoi ai.

Qiren e kujtoj si një trajner që ka ndryshuar shumë në filozofinë e Futbollit në përgjithësi duke e pasë parasysh edhe sukseset e tij si trajner ku ka qenë. Kam pas fat se jemi takuar shumë herë në Kroaci ai si trajner unë si lojtar i Shibenikut. Por edhe privatisht jemi takuar shumë herë. Dhe tema ka qenë koha ku ka qenë trajner i Prishtinës. Në atë kohë situata politike ka qenë e vështirë për neve në Kosovë dhe ai ka menduar që neve si lojtarë të na motivojë më shumë se gjoja ne po luajmë kundër serbëve”, rrëfeu ai.