Xherdan Shaqiri përtërihet, mbjell flokët - Gazeta Express
string(40) "xherdan-shaqiri-perterihet-mbjell-floket"

Xherdan Shaqiri përtërihet, mbjell flokët

Gazeta Express

05/12/2019 17:30

Xherdan Shaqiri i ka mbjellë flokët, gjatë periudhës kur shqiptari ishte i lënduar, kështu raportojnë mediat zvicerane

Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në ‘Anfield’.

Lexo Edhe:

Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në pulpën e këmbës.

Gjëja tjetër që ra në sy ishin flokët.

28-vjeçari u shfaq në fushë me një luk të ri.

Sipas mediave zvicerane, Shaqiri ka mbjellur flokët dhe këtë më së miri e tregojnë edhe fotografitë sot me dikur më parë, transmeton Gazeta Express.