Xhepa: Raporti i FMN këmbanë alarmi, duhet një paketë mbështetje financiare për familjet - Gazeta Express
string(86) "xhepa-raporti-i-fmn-kembane-alarmi-duhet-nje-pakete-mbeshtetje-financiare-per-familjet"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 14:21

Xhepa: Raporti i FMN këmbanë alarmi, duhet një paketë mbështetje financiare për familjet

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 14:21

Eksperti i ekonomisë profesor Selami Xhepa në një intervistë për ABC ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë muajt e fundit për shkak të pandemisë.

Xhepa në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Lexo Edhe:

Sipas tij është e rëndësishme që qeveria të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të vendosë në menaxhim situatën ekonomike që pritet të kemi në vitin 2021.

“Buxheti i vitit 2021 është një programim që na tregon se jemi në një vit normal ndërkohë që të gjithë vendet kanë bërë shkurtime në lidhje me financimet e panevojshme për të parë dhe eleminuar ato drejtime që janë më të goditura.Shqetësimi që flasim është alokimi në tërësi i fondeve publike për vitin 2021.Ne nuk e kemi kaluar emergjencën, jemi në rrethanat që menaxhimi i situatës pandemike është emergjentë, është e domosdoshme koha për të menduar për politika më afatgjata. Nevoja për të ndërtuar mekanizma të përhershëm për të kaluar nga mbrojtje të përkohshme afatgjate është e rëndësishme.

Goditja nga pandemia nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë sektorët ajo ka qenë e ndryshme. Në një studim të fundit në Durrës kemi parë që shumë operatorë kanë pësuar shumë humbje dhe mund të shpallin falimentin, ndërsa kompanitë që merren me shërbimet farmaceutike dhe shërbimit spitalor kanë pasur rritje. Për rënien që do të kenë të ardhurat në 2021 dhe të ardhurat që mund të kenë sektori që përmenda dhe ai i bujqësisë janë pa efekte.

Viti 2021 parashikohet që të ketë një rritje pozitive në skenarin se shoqëria do i kthehet normalitetit në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe pritet që dhe rritja ekonomike të jetë me të lartë por rikuperimi është i vështirë. Mendoj se 2023 do të jetë dhe trendi kur Shqipëria ti rikthehet skenarit të rritjes ekonomike në nivelet 2018 apo 2019” ka thënë Xhepa.

Ndër të tjera profesori ka deklaruar se raporti i FMN-së është një alarm për rritjen e borxhit publik.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga qeveria që të hartojë një plan për ndihmë financiare ndaj familjeve për të dhënë më shumë mundësi dhe frymë biznesit të vogël.

“Raporti i FMN-së është një këmbanë serioze alarmi, pasi rritja e borxhit në këto përmasa është normale për ekonomitë në zhvillim por për nivelin tonë janë shumë serioze. Ne akoma jemi në nivelin e pagesës 3 apo 3.5 % e prodhimit të brendshëm pasi ka pas norma të ulëta interesi por nëse kjo renditje do të përkeqësohet nga autoritete përkatëse do të bëjë që një pjesë e rëndësishme e të ardhurave buxhetore do të shkojë për pagesën e interesave të borxhit.

Rritja e kredive me probleme është një statistikë jo e mirë, pasi kjo e bën Shqipërinë që të renditët në nivelin më të lartë të fuqisë prodhuese. Sistemi bankar tek ne ka probleme me vendosjen e kredisë. Unë mendoj se kjo është një çështje që duhet të rishikohet pasi fakti që po rritet problemi i kredisë jo përformuese sjell rritjen e riskut të kredisë.

Në një vit të mbyllur për pjesën më të madhe të shoqërisë, pasi dhe pse duket se jemi të hapur ka shumë që punojnë në kapacitete të ulëta dhe thuajse pjesa më e madhe e vendit janë të paralizuar. Nga kjo pikëpamje jo vetëm që paketa e parë ishte e pamjaftueshme por tashmë masat aktive kanë një rëndësi të veçantë në paketën e tretë ne duhet të kishim alokuar dhe të mbështesnim familjet. Nuk është vonë akoma që të merret një vendim i tillë që qeveria të marrë një vendim dhe të japë një kupon që çdo qytetar ta shpenzonte në marketin apo dyqanin e lagjes kjo do ti jepte një frymë tjetër punës. Gjithashtu është e rëndësishme që të japim një mbështetje të veçantë për sektorin privat. Hiqni investimet e panevojshme dhe adresoni ato tek interesi më i madh i popullatës që është shëndeti”, ka thënë ai.