Xhensila Myrtezaj dhe Arbana Osmani ‘përplasen’ gjatë premierës së filmit ‘Gjyshja’


Gazeta Express
8 Tetor 2019 15:27

Kohët e fundit moderatorja Arbana Osmani dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë parë mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Me sa duket ‘sebepi’ i afrimitetit të tyre kanë qenë pikërisht partnerët. Dihet miqësia e ngushtë mes aktorit Bes Kallaku dhe partnerit të ri të Arbanës, Eduart Grishaj.

Në premierën e filmit ‘Gjyshja’ të Grishajt nuk mund të mungonin Xhensila dhe Besi. Por ajo që ra në sy është pikërisht veshja e dy vajzave të ekranit. Ato krijuan pak ‘përplasje’ me zgjedhjet e tyre të njëjta

Ato kishin zgjedhur të njëjtin rip dhe këpucë nga firmat e kushtueshme ‘Dior’.

Ndër të tjera shtojmë se miqësia mes tyre është bërë edhe më e fortë pas realizimit të klipit ‘Sekreti im’ ku regjisor ishte sërish Eduardi.  

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart